Nesër seanca e fundit, njoftohet protestë para Kuvendit në 08:30, ja ku do të mblidhen protestuesit

Nesër seanca e fundit, njoftohet protestë para Kuvendit në 08:30, ja ku do të mblidhen protestuesit

Një protestë e re është njoftuar për ditën e nesërme para godinës së Kuvendit të Shqipërisë, gjatë zhvillimit të seancës së fundit parlamentare. Thirrja për tubim u bë gjatë fjalimeve të mbajtura në protestën e sotme qytetare, ku iu kërkua qytetarëve që të mblidhen në orët e mëngjesit pranë Parlamentit dhe të marshojnë drejt godinës së Kuvendit. Sipas thirrjes së bërë gjatë protestës, qytetarët pritet të mblidhen në orën 08:00, ndërsa marshimi drejt Kuvendit do të nisë në orën 08:30. Protestuesit kërkojnë vijimin e aksionit qytetar dhe kundërshtojnë vendimet e mazhorancës qeverisëse. Gjatë fjalimeve në protestën e sotme u komentua edhe dokumenti i kryeministrit Edi Rama i titulluar “Besa”, duke u cilësuar nga protestuesit si një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga problemet politike dhe...