Nesër Kuvendi i PD/ “Do ketë përfshirje më të madhe të diasporës”, Kedhi: Priten emra të rinj në Këshillin Kombëtar

Nesër Kuvendi i PD/ “Do ketë përfshirje më të madhe të diasporës”, Kedhi: Priten emra të rinj në Këshillin Kombëtar

Nesër paradite Partia Demokratike mbledh Kuvendin Kombëtar, që është forumi më i lartë drejtues i forcës kryesore të opozitës.  Kuvendi do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në logon ‘Ripërtëritje’. I ftuar në një intervistë televizive Nikola Kedhi anëtar i këshillit bashkiak u shpreh besimplotë se PD tashmë po hyn në një kapitull të ri ku do të mirëpriten emra të rinj në këshillin Kombëtar. “Në këtë Kuvend tashmë hapet një kapitull i ri, një fazë e re e demokratëve, e Partisë Demokratike, e opozitës shqiptare, ku pas kësaj emergjence të kaluar, pas këtij rrethimi, tashmë është koha për, siç është vetë slogani i Kuvendit të nesërm, për një ripërtëritje, për krijimin e një ekipi të ri. Pa diskutim që ka plot figura të reja...