“Nëse nuk sjell Edi Ramën këtu, jep dorëheqjen”/ Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit, kryeparlamentari: E njoh Kushtetutën, përdor atë librin që më qëlluat ju seancën e parë

“Nëse nuk sjell Edi Ramën këtu, jep dorëheqjen”/ Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit, kryeparlamentari: E njoh Kushtetutën, përdor atë librin që më qëlluat ju seancën e parë

Një tjetër përplasje ka ndodhur në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend. Kreu i grupit parlamentar të PS, Gazment Bardhi akuzoi kryetarin e Kuvendit, Niko Pelshin pasi interpelanca e kërkuar nga PD me Kryeministrin Edi Rama është refuzuar. “Ne e kemi vëmendjen çdo moment. Ju i keni refuzuar grupit Parlamentar të PD-së një interpelancë urgjente të thirrur me Kryeministrin e Shqipërisë. Keni kthyer dje një përgjigje pas orarit zyrtar për Grupin parlamentar, ku na jepni arsyet, pse ju si kryetar i Kuvendit, në shkelje të Kushtetutës, refuzonit interpelancën me Kryeministrin e vendit. Do i dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese të gjitha refuzimet. Në tejkalim të Kushtetutës, ke marrë përsipër të asgjësosh parlamentarizmin dhe demokracinë. Nëse s’keni autoritet të sillni Edi Ramën në seancë plenare, jep...