“Nëse nuk ka zgjidhje deri më 28 maj, shihemi në Arbitrazh”, Pacolli i shkruan Ramës për konfliktin në Aeroportin e Vlorës

“Nëse nuk ka zgjidhje deri më 28 maj, shihemi në Arbitrazh”, Pacolli i shkruan Ramës për konfliktin në Aeroportin e Vlorës

Kompania zvicieriane, MABCO Constructions SA ka paralajmëruar shtetin shqiptar se do t’i drejtohet arbitrazhit ndërkombëtar për situatën e krijuar në aeroportin e Vlorës, nëse deri më 28 maj 2026 nuk ndërmerret një ndërhyrje institucionale për situatën e krijuar, ku kompania është përjashtuar faktikisht nga kantieri dhe nga kontrolli operacional i investimit të saj. Në një letër zyrtare drejtuar kryeministrit Edi Rama, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Avokaturës së Shtetit dhe institucioneve të tjera përgjegjëse, kompania në pronësi të Behgjet Pacollit deklaron se, megjithëse zotëron 98% të kuotave të shoqërisë koncesionare VIA dhe është investitori kryesor, financuesi dhe garantuesi i projektit, përfaqësuesve, inxhinierëve, specialistëve dhe nënkontraktorëve të saj u është ndaluar hyrja në aeroport që prej 18 majit 2026. Kompania pretendon se administrimi i kontestuar i...