“Nëse nuk bashkëpunojmë, shkojmë në konflikt”, Abazoviç paralajmëron nga Tirana, mesazh për të drejtat e shqiptarëve

“Nëse nuk bashkëpunojmë, shkojmë në konflikt”, Abazoviç paralajmëron nga Tirana, mesazh për të drejtat e shqiptarëve

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në fjalën e mbajtur në Samitin e Diasporës në Tiranë, theksoi nevojën për unitet në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, raporton A2CNN. Duke iu referuar situatës në Maqedonia e Veriut, ai vuri në dukje se të drejtat e shqiptarëve mund vetëm të avancohen dhe jo të pësojnë hapa pas. “Duhet të jemi unik në mbrojtjen e të drejtave tona. Të gjithë duhet të jemi të gatshëm të mbështesim shqiptarët për të drejtat që janë arritura. Të drejtat e arritura nuk mund të devastohen, mundet vetëm të avancohen”, u shpreh ai. Ndër të tjera, Abazoviç paralajmëroi edhe për pasojat e mungesës së bashkëpunimit, duke theksuar se: “Nëse nuk do të bashkëpunojmë, ne do të shkojmë ne konflikt....