“Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme, do kishte folur për Rrjollin”, Rama: Nuk përdoren shqiptarët si “mish për top” kundër Trumpit
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur gjatë festimeve të 35-vjetorit të Partisë Socialiste në sheshin përpara Stadiumit Kombëtar, foli për sfidat e zhvillimit të vendit, investimet strategjike, mbrojtjen e mjedisit dhe vizionin e Shqipërisë për të ardhmen. Ai theksoi nevojën për debat demokratik, por kundërshtoi atë që e cilësoi si paragjykim ndaj projekteve të mëdha zhvillimore, teksa këmbënguli se Shqipëria është futur në mes të një lufte kundër presidentit Trump. “Në fund, më lini të kthehemi te ne. Jemi në një moment kur ajo që po ndodh me shumëkënd që nuk del në protestë apo që nuk e mbështet atë protestë për ndonjë parti të vjetër, të re apo edhe në bark të bulevardit, fatkeqësisht po krijon një lloj sakëlldie ndaj nesh. Kjo duhet...
Burimi:
top-channel.tv