Neomalsorja kritika Ramës: Ndërsa shteti shqiptar flet për konsullatë, në Kosovë vazhdojnë të gjenden varre masive
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e njohur si “Neomalsorja”, ka kundërshtuar nismën për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër, duke e lidhur këtë çështje me zhvillimet e fundit në Zubin Potok, ku vijojnë kërkimet për trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Në një reagim publik, Koçeku ka kritikuar faktin që ndërsa në Kosovë po vijojnë gërmimet për identifikimin e viktimave të luftës, në Shqipëri po diskutohet për zgjerimin e marrëdhënieve diplomatike me Serbinë. Sipas saj, në Zubin Potok dyshohet për një varrezë masive ku mund të jenë të varrosur rreth 23 intelektualë shqiptarë të vrarë gjatë luftës, ndërsa deri tani janë gjetur trupat e disa prej viktimave. Ajo ka përmendur gjithashtu zbulimin e armatimit në zonë dhe arrestimin e një personi...
Burimi:
ntv.al