Nënshkruhet marrëveshja ndërkufitare Shqipëri-Maqedoni e Veriut
Pançe Toshkovski dhe Besfort Lamallari SHKUP-Është nënshkruas sot marrëveshja ndërkufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të lehtësuar kalimin ndërkufitar mes qytetarëve të dy shteteve. One Stop është marrëveshja më e re, e cila bën të mundur që qytetarët të kenë vetëm një ndalesë në pikat doganore. Brenda këtij muaji do të fillojë zbatimi i kësaj marrëveshjeje, fillimisht në doganën Qafë Thanë dhe muajin tjetër në doganën e Bllatës. Janë rreth 4 mijë e 600 qytetarë në ditë në doganën e Bllatës dhe rreth 300 mijë makina që kanë kaluar brenda 5 muajve. Kjo si rezultat i hapjes së rrugës së Arbrit. “Është fakt që kur keni marrë detyrën si ministër i brendshëm kemi qenë në kontakt. Personalisht keni kërkuar vetë për të ardhur...
Burimi:
zeri.ai