Nën hetim për tenderin e tunelit Kardhiq-Delvinë, Apeli i GJKKO shpall të pafajshme ish-drejtoreshën e ARRSH-së Sonila Qato
Apeli lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Miranda Shkurtin, Nikollaq Mihalin, Admir Pahumi, Arbër Troka, Almir Hoxhaj, Arjana Hasani. Këta të fundit morën pafajësi nga shkalla e parë, teksa i njëjti vendim u la në fuqi edhe nga Apeli i GJKKO. Shkalla e dytë prishi vendimin e GJKKO për ish drejtoreshën e ARRSH Sonila Qato dhe për shtetasit e tjerë, Simon Prendi, Elona Gogo dhe Erdit Salillari duke i shpallur edhe ata të pafajshëm për shkelje të barazisë në tendera. I gjithë grupi u hetua për pabarëzi në tenderin për ndërtimin e tunelit në rrugën “Kardhiq-Delvinë”.Sonila Qato u kallëzua nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe një prej kompanive private që ishte në garë.
Burimi:
vizionplus.tv