“Negociatat me frymë bashkëpunimi”, Malaj: Mbyllja e kapitujve të BE duhet të nisë këtë vit, anëtarësimi në 2030 objektiv real
Deputeti socialist Erion Malaj, një nga negociatorët e mazhorancës për draft-rezolutën e integrimit europian, ka zbuluar detaje nga arritja e konsensusit mes palëve politike për dokumentin që u miratua në Kuvend. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Roland Zilin, Malaj u shpreh se rezoluta ishte rezultat i një pune të përbashkët mes mazhorancës dhe opozitës, me synimin për të dhënë një mesazh uniteti për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas tij, negociatat janë zhvilluar në frymë bashkëpunimi dhe me vullnet të plotë për të arritur dakordësi. Ai theksoi se rezoluta përmban jo vetëm vlerësimin për arritjet e deritanishme, por edhe angazhimet konkrete që duhet të ndërmarrin Kuvendi dhe qeveria për të...
Burimi:
vizionplus.tv