“Në skenë ka mbetur vetëm kostumi i kallamit”/ Paraqitja e kryeministrit, Boçi: Falimentim i një kllouni të shpëlarë

“Në skenë ka mbetur vetëm kostumi i kallamit”/ Paraqitja e kryeministrit, Boçi: Falimentim i një kllouni të shpëlarë

Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka reaguar ashpër ndaj paraqitjes së kryeministrit Edi Rama me atlete të bardha në Samitin e NATO-s në Ankara. Në postimin e tij në Facebook, Boçi thekson se Rama synoi të tërhiqte vëmendjen e presidentit amerikan Donald Trump, duke e kthyer një aktivitet të rëndësishëm diplomatik në një shfaqje personale. Postimi i plotë: Atletet nuk janë problemi. Njeriu mund të shkojë edhe zbathur nëse mbron me dinjitet interesat e vendit e qytetarëve të tij. Por kur e gjithë filozofia politike e një Kryeministri reduktohet te fotografia, te pozimi, te virali i ditës, atëherë kupton se përmbajtja është arratisur prej kohësh dhe në skenë ka mbetur vetëm kostumi i kallamit. Ose, në këtë rast, atletja. Tallja që iu përplas në...