“Ne shpirtin dhe zemrën e kemi të pastër, ju të zezë”, Lamallari i përgjigjet Klevis Balliut: Je delirant se të thonë bukurosh
Deputeti demokrat Klevis Balliu u përplas me ministrin e Brendshëm, Lamallari Besfort Lamallari gjatë një interpelance për emigracionin e paligjshëm dhe kontrollin e kufijve në vend. Balliu tha se në të gjitha raportet ndërkombëtare Shqipëria etiketohet si një vend tranzit si përsa i përket kalimit të paligjshëm të kufirit ashtu edhe trafikut të drogës. Deklaratat e tij u hodhën poshtë nga ministri Lamallari, i cili citoi raportet e BE-së për punën e bërë nga Shqipëria. Debati Balliu: “Të vish ti këtu dhe të na akuzosh ne dhe të thuash e keni zërin kështu apo ashtu, mbase zëri jonë mund të mos jetë shumë I bukur, aq I bukur sa është zëri juaj, por shpirti dhe zemra jonë është e pastër, ndryshe nga shpirti dhe zemra...
Burimi:
top-channel.tv