“Në Lushnjë të hanë minjtë”, ministrja Sala i përgjigjet Korreshit: Shëndetësia s’mund të përdoret si  skenë për propagandë frike, në spital po investojmë

“Në Lushnjë të hanë minjtë”, ministrja Sala i përgjigjet Korreshit: Shëndetësia s’mund të përdoret si skenë për propagandë frike, në spital po investojmë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, e thirrur në një Interpelancë nga deputeti demokrat Saimir Korreshi  theksoi se shëndetësia nuk mund të përdoret si një mjet propagande nga opozita për “kreditë politike”. Deputeti ngriti shqetësime të forta në Kuvend lidhur me gjendjen në spitalin e Lushnjës. Ai tha se  në kuzhinë punon personel i papërshtatshëm dhe se struktura e spitalit është zhvendosur në kushte të papërshtatshme për pacientët. “Po Lushnjë të hanë minjtë nga këmbët nga sytë. S’ka asgjë. është kafshëri, është vatër infeksioni. Kujt i tregoni ju. Keni të bëni me jetë njerëzish. Kjo është çmenduri”, tha Korreshi.  Ministrja theksoi se “Qytetarët kanë nevojë për të vërtetën, jo për alarm politik të fabrikuar.“ “Sepse ka deputetë që sa shohin një skelë ndërtimi,...