Në fletë është vetëm emri i tij, Sali Berisha voton në selinë blu: Proces shembullor, vullneti do shprehet në mënyrë demokratike

Në fletë është vetëm emri i tij, Sali Berisha voton në selinë blu: Proces shembullor, vullneti do shprehet në mënyrë demokratike

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha sapo ka votuar në zgjedhjet për kreun e PD, ku emri i tij është i vetmi në listë. Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha. Duke folur para gazetarëve, Berisha tha se në këto zgjedhje, bëhet fjalë për një detyrim për t’u shprehur por ose kundër për drejtuesin e PD-së. “Përshëndes të gjithë demokratët që kanë votuar gjer më tani në mabrë Shqipërinë. Proces shembullor, në të cilin, në mënyrë demokratike, shprehet vullneti për kryetarin apo edhe kundër tij. Ftoj të gjithë demokratët të përmbushin këtë detyrim të rëndësishëm statutor. I garantoj se do të përmbush me përkushtim të madh besimin e tyre”,-tha Berisha.