“Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz”, Rama nga Gjermania: Protesta, mesazh për qeverinë!

“Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz”, Rama nga Gjermania: Protesta, mesazh për qeverinë!

edi rama GJERMANI- Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Gjermania lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë prej më shumë se një muaji. Nga Landi i Renanisë Veriore-Vestfalisë në Gjermani, gjatë pjesëmarrjes në forumin europian të inovacionit dhe sipërmarrjes "Ruhr Summit", Rama e konsideroi protestën një mesazh që qeveria duhet ta dëgjojë me vëmendje, ndërsa kujtoi se në të njëjtin bulevard ku zhvillohet tubimi sot, në të kaluarën kanë humbur jetën protestues. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se shqetësimet e qytetarëve duhet të dëgjohen me kujdes, teksa shtoi se tubimi me kalimin e kohës është ndikuar edhe nga aktorë dashakeqës politikë të cilët sipas tij, kanë qëllime të tjera. Rama përsëriti ndikimin e algoritmit, që sipas tij, udhëhiqet nga objektivi për të tërhequr vëmendjen...