Ndryshon ligji i strehimit për “Banesat sociale”, shteti bëhet garant për blerjen e shtëpive, zgjerohet skema përfituese

Ndryshon ligji i strehimit për “Banesat sociale”, shteti bëhet garant për blerjen e shtëpive, zgjerohet skema përfituese

Politikat e strehimit në Shqipëri pritet të pësojnë një reformë të thellë, duke kaluar nga një model i varur tërësisht nga buxheti i shtetit në një qasje të integruar që përfshin tregun e lirë dhe sektorin privat. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka përgatitur një projektligj të ri që parashikon ndryshime thelbësore në ligjin nr. 22/2018 “Për strehimin social”, me synim zgjerimin e skemave të përfitimit, veçanërisht për shtresën e mesme, dhe krijimin e instrumenteve të reja financiare. Zgjerimi i skemës për shtresën e mesme Një nga sfidat më të mëdha të tregut aktual të pasurive të paluajtshme është pamundësia e shtresës së mesme për të përballuar çmimet e tregut të lirë. Për të adresuar këtë problematikë, projektligji rrit ndjeshëm kufirin e të ardhurave për...