Ndryshimi i Rregullores së Kuvendit, zbardhen amendamentet e PD: S’ka seancë pas orës 22:00, institucionet 15 ditë kohë për t’iu përgjigjur deputetëve
Partia Demokratike ka depozituar disa ndryshime në rregulloren e Kuvendit që kanë të bëjnë me kohëzgjatjen e seancave parlamentare, pezullimin e vendimeve për përjashtimin e deputetëve derisa të shprehet Byroja si dhe rritjen e stafit mbështetës. Konkretisht, demokratët kërkojnë që në rast të ankimit të një deputeti për vendimet e sekretariatit të Kuvendit, pezullimi i tij “ngrin” deri sa të shprehet Byroja. “Me paraqitjen e ankimit, urdhri i drejtuesit të seancës plenare/ komisionit dhe/ ose vendimi i Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën pezullohet deri në dhënien e vendimit nga Byroja e Kuvendit”, thuhet në amendamentin e PD-së. Demokratët propozojnë gjithashtu që institucionet shtetërore të jenë të detyruar t’u kthejnë përgjigje deputetëve brenda 15 ditëve dhe nëse kjo nuk ndodh, ndërhyn kryetari i Kuvendit. Sipas...
Burimi:
top-channel.tv