“Ndryshimi është urgjent, s’ka ndodhur në 35 vite”/ Analisti: Dorëheqja e Ramës, e di dhe ai vetë që e ka tepruar
Analisti Ben Andoni ka komentuar protestën, duke theksuar se këto reagime, nuk kanë ndodhur në 35 vite. Në një bisedë televizive Andoni tha se ndryshimi është urgjent. Mes të tjerash ai shtoi se ndryshimi duhet të vijë me çdo kusht. Sipas tij, fryma e protestës mbetet pozitive dhe frymëzuese. “Një protestë e tillë nuk ka ndodhur në 35 vite. Ky ndryshim jo vetëm është urgjent, por duhet bërë me çdo kusht. Çdo mundësi e humbur matet me vite. Duhet të mbahet fryma. Nuk duhen parë numrat. Organizatorëve iu bie një peshë e madhe, që të mbajnë pjesën e motivimit të protestuesve. Protestuesit motivohen nga keqqeverisja, lokale dhe ajo qendrore. Rastet flagrante i shohim në çdo sektor, kudo. Në shumicën e institucioneve, në Kadastër, që është...
Burimi:
sot.com.al