Ndryshimet në ligjin për turizmin, Balla: Punimet që krijojnë zhurmë do të ndalohen në sezon. Më shumë kontroll fiskal

Ndryshimet në ligjin për turizmin, Balla: Punimet që krijojnë zhurmë do të ndalohen në sezon. Më shumë kontroll fiskal

Komisioni për Burimet Natyrore zhvilloi diskutimet për ndryshimet në ligjin “Për Turizmin”, të propozuara nga kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla. Gjatë prezantimit të nismës, Balla theksoi se sektori i turizmit duhet të përshtatet me zhvillimet teknologjike, duke kaluar nga regjistrat e shkruar me dorë në një sistem dixhital për regjistrimin e të dhënave të vizitorëve. Sipas tij, sistemi i ri do të garantojë mbrojtjen e të dhënave personale, ndërsa aksesi në informacion do të jetë i kufizuar vetëm për autoritetet e përcaktuara me ligj, si Policia e Shtetit, prokuroria dhe autoritetet fiskale, në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale. Balla u shpreh se ky model është i ngjashëm me atë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe synon të rrisë sigurinë...