Ndryshimet në ligjin për administratën prekin drejtpërdrejt zyrtarët e kabineteve të ministrave, zbardhen rregullat e reja

Ndryshimet në ligjin për administratën prekin drejtpërdrejt zyrtarët e kabineteve të ministrave, zbardhen rregullat e reja

Publikohen ndryshimet e reja në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, të cilat synojnë një riorganizim të thellë institucional. Ndër pikat më të rëndësishme që sjell ky ligj, i dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj, është saktësimi i statusit dhe mënyrës së emërimit apo shkarkimit të stafit të ngushtë të ministrave, rritja e llogaridhënies për institucionet e varësisë, si dhe krijimi i “Agjencive Autonome”. Ndryshimet prekin zyrtarët e emëruar në kabinetet e ministrave Një theks i veçantë në amendamentet e reja i është vendosur zyrtarëve të kabineteve ministrore, duke i dhënë fund çdo paqartësie mbi statusin e tyre. Ligji saktëson se kjo kategori nuk gëzon mbrojtjen e statusit të nëpunësit civil, por varet plotësisht nga ecuria e titullarit të institucionit dhe marrëdhënia e tyre...