Ndryshime në Polici/ Emërohen 65 shefa të rinj komisariatesh, në disa qytete të vendit
Një sërë lëvizjesh dhe emërimesh të reja janë bërë në radhët e Policisë së Shtetit, duke sjellë ndryshime në drejtimin e disa komisariateve kryesore në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit. Vala e ndryshimeve masive ka prekur strukturat policore në kryeqytet, si dhe në Vlorë, Korçë, Krujë, Lezhë, Laç, Shijak, Dibër, Mirditë, Mat dhe Bulqizë. Sipas burimeve në radhët e bluve janë bërë gjithsej 65 lëvizje. Një nga lëvizjet më të rëndësishme është emërimi i Feliks Hodës në krye të Komisariatit të Policisë Vlorë. Hoda mbante më parë detyrën e shefit të Komisariatit nr. 4 në Tiranë. Lëvizjet e fundit vijnë në kuadër të ristrukturimit të Policisë së Shtetit dhe synojnë forcimin e menaxhimit dhe efektivitetit të strukturave vendore të policisë. Disa nga...
Burimi:
javanews.al