Ndreca: Oficeri i Policisë Gjyqësore mund të kontrollojë veprimtarinë bankare të çdo qytetari
Plarent Ndreca shpjegoi atë që e ka konsideruar “tirani gjyqësore në emër të drejtësisë”, duke iu referuar proceseve gjyqësore në vendin tonë. Në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, juristi u shpreh: “Një sistem gjyqësor i cili nuk respekton ligjin, nuk respekton Kushtetutën, nuk respekton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, do të thotë tejkalon ato çfarë Kushtetuta i ka përcaktuar si kufij dhe kthehet në tirani. Sepse tirania nuk është ekskluzivitet i ekzekutivit, tirania është ekskluzivitet i çdo pushteti”. Më tej, Ndreca theksoi se përveç sa më sipër, oficerët e Policisë Gjyqësore mund të shohin “në çdo moment çdo lloj veprimtarie bankare të çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë”. “Nuk respektohen afatet e hetimeve, nuk respektohen të drejtat dhe...
Burimi:
javanews.al