‘Copa America’ rikthehet në ciklin…katërvjeçar
Copa América ndryshon qasje. Përfundimisht kompeticioni amrikano jugor do të ruajë ciklin e saj katërvjeçar. Edicioni i ardhshëm i garës së Amerikës së Jugut do të mbahet në vitin 2028, katër vjet pas turneut të organizuar në Shtetet e Bashkuara në vitin 2024 dhe të fituar nga Argjentina. Vitet e fundit Copa América u mbajt në intervale të ndryshme. Një edicion special u organizua në vitin 2016 për të festuar 100-vjetorin e garës, e ndjekur nga turne në vitin 2019 dhe më pas në vitin 2021. Vendi pritës për këtë edicion të ardhshëm nuk është zgjedhur ende. Shtetet e Bashkuara po konsiderohen si një kandidat i mundshëm për të pritur përsëri garën, ndërsa po merret në konsideratë edhe përfshirja e Meksikës midis kombeve të ftuara....
Burimi:
sportiim.al