UEFA  “një hap prapa” me VAR, arbitrat përsëri në qendër të lojës

UEFA “një hap prapa” me VAR, arbitrat përsëri në qendër të lojës

UEFA dëshiron të ndryshojë mënyrën se si përdoret VAR në futboll, me gjyqtarët që janë gati të rifitojnë kontroll si në kohët e vjetra. Shefi i arbitrimit të UEFA-s, Roberto Rozeti, thotë se VAR ka shkuar shumë larg në analizimin e “situatave mikroskopike” dhe dëshiron t’i kufizojë ndërhyrjet në gabime të qarta dhe të dukshme. “Është futboll, jo PlayStation. Duhet të jemi shumë, shumë të kujdesshëm. Arbitri duhet ta kontrollojë ndeshjen.” “Vumë re se disa video-recensione në fushë nuk kishin të bënin fare me futbollin.” Post navigation