Ndoka: PD të mos presë radhën e qumështit për të ardhur në pushtet, duhet të krijojë besim te qytetarët!

Ndoka: PD të mos presë radhën e qumështit për të ardhur në pushtet, duhet të krijojë besim te qytetarët!

Kreu i PDK Nard Ndoka thekson se PD nuk duhet të presë radhën për të ardhur në pushtet, pas protestave qytetare, por të krijojë besim si te njerëzit, ashtu edhe te aleatët. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Ndoka u shpreh se protesta ka kapur thelbin, që është bllokimi i sistemit, prandaj PD duhet të shohë përtej vetes. Duke marrë shembullin e komisioneve parlamentare, Ndoka vuri në dukje se veprimet e PD krijojnë frymë mosbesimi, pasi mungon transparenca. “Kanë dhunuar sistemin, kanë dhunuar edhe Kushtetutën. Ne duhet t’i rregullojmë këto parametra. Edhe roli i opozitës duhet të jetë shumë më tepër transparent, që të krijohet besimi te qytetarët, të krijohet besimi te aleatët, të krijohet besimi te ndërkombëtarët, që...