Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, reagon Mirela Kumbaro: Një figurë e skalitur përgjithmonë në historinë e gjuhës shqipe
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja. Në reagimin e saj të cilin e shoqëron me një foto të Rexhep Qoses, ministrja deklaron se në panteonin e letrave të Shqiptarisë do të jetë gjithmonë i skalitur emri i një prej çmuesve dhe kontribuuesve të gjuhës dhe mendimit shqiptar. “Të mos harrojmë se të gjitha epokat e mëdha janë të mëdha në sajë të kulturës e të qytetërimit dhe të gjuhës së tyre të gjithëdomethënshme e të gjithënjëshme, siç është gjuha jonë letrare e njësuar” Lamtumirë, Rexhep Qosja! Në panteonin e letrave të Shqiptarisë do të jetë gjithmonë i skalitur emri i një prej çmuesve dhe kontribuesve të gjuhës sonë dhe mendimit shqiptar, që fati e deshi ta...
Burimi:
javanews.al