“Narkoshteti po refuzohet”, Këlliçi akuzon ashpër qeverinë: Rama funksionon si rrjet frike dhe shantazhi

“Narkoshteti po refuzohet”, Këlliçi akuzon ashpër qeverinë: Rama funksionon si rrjet frike dhe shantazhi

Deputeti demorkat, Belind Këlliçi, ishte i pranishëm këtë të shtunë në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Këlliçi u ndal te përballja e opozitës me qeverinë, që e cilësoi si një koorporatë të frikës dhe e shantazit. Demokrati nënvizoi se një nga betejat e opozitës ishte edhe ajo ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, që siç tha, është në burg, ku edhe meritonte të ishte. Sipas Këlliçit, Kuvendi Kombëtar që mbahet sot duhet të jetë si një provë gjenerale para shqiptarëve, të një qeverie në pritje. “Kemi përballë një qeveri që funksionon e tërë si një koorporatë e frikës dhe e shantazit. Shqiptarët treguan me votë se refuzojnë narkoshtetin, shpopullimin, vrasjen masive nga ndotja e ajrit. Pas shpifjeve dhe goditjeve diabolike që morëm në fushatë,...