“Na kthejnë në epokën e gurit!”, deputeti i PS nxjerr prapaskenat e protestave në Tiranë

“Na kthejnë në epokën e gurit!”, deputeti i PS nxjerr prapaskenat e protestave në Tiranë

Planet që fshihen pas protestave përmes së cilave synohet të përmbyset jo vetëm qeveria e establishmenti politik, por edhe rendi kushtetues në vend, për deputetin socialist Erion Braçe nuk janë gjë tjetër veçse kthim në epokën e gurit. Në një intervistë në Report Tv, deputeti socialist komenton kërkesat e grupit organizator të protestës, nga krijimi i një qeverie teknike 12 mujore dhe ndërhyrje të rëndësishme kushtetuese, përfshirë edhe kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se 2 mandate. Ai thekson se çfarë është racionale duhet dëgjuar dhe duhet përgatitur një plan për të përmirësuar qeverisjen, por kërkesat utopike të prezantuara fillimisht nga Dritan Goxhaj dhe më pas platforma tjetër e Edviol Kullurit, për Braçen nuk kanë asnjë logjikë dhe pasi vendi ka institucione...