Mustafa Nano “fundos” protestën: Shumë idealizëm, por pa dije, pa lider dhe pa karizëm

Mustafa Nano “fundos” protestën: Shumë idealizëm, por pa dije, pa lider dhe pa karizëm

Analisti Mustafa Nano ka lëshuar kritika të forta ndaj mënyrës se si është organizuar dhe drejtuar protesta, duke deklaruar se entuziazmi i fillimit nuk u shndërrua dot në një lëvizje të qëndrueshme politike dhe qytetare. I ftuar në një intervistë nga gazetari Sebastian Zonja në MCN TV, Nano u shpreh se në momentet e para protesta krijoi përshtypjen se një ndryshim i madh mund të ishte afër. Sipas tij, qytetarët u njohën me njëri-tjetrin, u bashkuan dhe besuan se më në fund “diçka po ndodhte”. Por, sipas analistit, gjithçka u zbeh shumë shpejt. Nano tha se protesta mund të jetë marrë në dorë nga njerëz të tjerë, ndërsa ngriti dyshime për mungesë lidershipi dhe përplasje të brendshme mes organizatorëve. “Ka një grup njerëzish që kanë...