Muslim Murrizit ‘nuk i kapin frenat’: Fundërrina, mostra të pështira të një sistemi të qelbur
Ish-deputeti dhe analisti politik Muslim Murrizi ka kritikuar ashpër rregulloren e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila kufizon praninë e mediave, kamerave dhe pajisjeve elektronike gjatë seancave gjyqësore. Sipas Murrizit, kufizimi i transparencës në proceset gjyqësore krijon dyshime mbi mënyrën se si zhvillohen procedurat dhe pengon publikun të njihet me faktet e plota të çështjeve me interes të lartë. Në një reagim të tij, ai pretendon se disa prokurorë dhe struktura të drejtësisë po kërkojnë një ambient më të mbyllur për shkak të dobësive në paraqitjen e provave dhe argumenteve para gjykatave. Murrizi ka ngritur gjithashtu akuza lidhur me mënyrën se si është trajtuar dosja 184, një nga çështjet më të diskutuara për hetimin e pretendimeve mbi krimin zgjedhor....
Burimi:
ntv.al