“Mungesë demokracie”, Semanaj shpërthen në  kritika: Si mund të frymëzojmë qytetarët kur s’ndryshojmë shtëpinë tonë

“Mungesë demokracie”, Semanaj shpërthen në kritika: Si mund të frymëzojmë qytetarët kur s’ndryshojmë shtëpinë tonë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka vijuar takimet me strukturat dhe mbështetësit demokratë në Tiranë. Gjatë këtij bashkëbisedimi, fjalën e ka marrë edhe Besmir Semanaj, një inxhinier shqiptar që jeton dhe punon në Austri, i cili ka lëshuar akuza mjaft të rënda drejt kupolës drejtuese të selisë blu për mungesë demokracie të brendshme. Semanaj shprehu zhgënjimin e tij të madh, duke deklaruar se udhëheqja e partisë u ka mohuar të drejtën e votës dhe të zgjedhjes vetë anëtarëve dhe kontribuesve që kanë sakrifikuar ndër vite për këtë forcë politike. Ai theksoi se pa një reformim të thellë dhe pa kthimin e votës së lirë brenda PD-së, është tërësisht e pamundur që opozita të ngjallë shpresë te qytetarët e thjeshtë apo te votuesit pa parti....