Muharremi: Shqipëria drejt BE-së, brenda këtij viti pritet mbyllja e 10 kapitujve të parë të negociatave
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga radhët e Partisë Socialiste, Alfred Muharremi, deklaroi se Shqipëria po avancon me ritme të shpejta në procesin e integrimit europian dhe se brenda këtij viti pritet të mbyllen 10 kapitujt e parë të negociatave me Bashkimin Europian. I ftuar në emisionin “Terminal” me gazetaren Aulona Sulçe, Muharremi theksoi se në dhjetor të vitit të kaluar Shqipëria hapi kapitullin e fundit të procesit të hapjes së negociatave, duke e cilësuar këtë si një fazë shumë të rëndësishme në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian. Sipas tij, pas përfundimit dhe miratimit të raportit IBAR nga të gjitha shtetet anëtare, Shqipëria ka dëshmuar se ka përmbushur një sërë detyrash të rëndësishme, ndërsa theksoi se vullneti politik i qeverisë ka qenë vendimtar...
Burimi:
javanews.al