Muçi: Zgjedhjet pa garë në PD po e delegjitimojnë partinë, Berisha është patericë e Ramës
Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, teksa ka komentuar zgjedhjet pa garë për kreun e PD-së, është shprehur se ato janë një hap më tej drejt delegjitimimit të kësaj force politike. Komentet Muçi i bëri në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, ku tha se sot PD nuk mund të përbëjë një alternativë për qytetarët, kundër pushtetit të kryeministrit Edi Rama. “’Zgjedhjet’ në PD më duken një hap më tej drejt delegjitimimit të saj si një forcë politike opozitare, e cila realisht nuk mund të përbëjë një alternativë për pushtetin e Edi Ramës. Në Statutin e tyre nuk u prek Neni Basha apo kjo e Primareve. Këto nene megjithëse nuk u prekën, nuk janë respektuar për asnjë moment”, tha mes të tjerash Muçi. Ndërkohë...
Burimi:
javanews.al