“Mos lejoni që halli juaj të përdoret kundër Shqipërisë”, Rama mesazh protestueve: Ejani tek unë, jam miku juaj

“Mos lejoni që halli juaj të përdoret kundër Shqipërisë”, Rama mesazh protestueve: Ejani tek unë, jam miku juaj

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh të gjatë në rrjetin e tij social Facebook, ku i drejtohet protestuesve shqiptarë, të cilët tashmë prej më shumë se 20 ditësh protestojnë para kryeministrisë. Në mesazhin e tij, Rama i drejtohet protestuesit si një qytetar të zhgënjyer dhe të zemëruar nga problemet e përditshme, duke thënë se e kupton dhe e mirëkupton brengën e tij. Kryeministri argumenton se protestuesit shpesh përdoren nga aktorë politikë, mediatikë dhe rrjetet sociale për interesa të tjera, ndërsa më pas lihen vetëm me problemet e tyre reale. “Nuk të shoh si humbësin e një proteste, po si njeriun e mbetur vetëm me bindjet e tij. Ti i je bashkuar vorbullës thithëse të turmës, sepse beson sinqerisht se po mbron diçka të...