“Mos e shtyp butonin, si kalama dy vjeç”/ Përplasjet në “Territoriale”, Boçi i fik mikrofonin Maznikut: Merre tani, ta gëzosh

“Mos e shtyp butonin, si kalama dy vjeç”/ Përplasjet në “Territoriale”, Boçi i fik mikrofonin Maznikut: Merre tani, ta gëzosh

Në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale nuk kanë munguar përplasjet mes dy bashkëkryetarëve. Gjatë debatit, Luçiano Boçi i fiku mikrofonin Arbjan Maznikut, kjo pasi ky i fundit nuk i dha fjalën opozitës. Pjesë nga debati- Mazniku: Po s’ma jep ti fjalën mua. Boçi: Po për të tjerët nuk e di ti këtë? Mazniku: Opozitës në këtë komision… (Boçi i fik mikrofonin) Mos shtyp tani butonin. Si kalama 2 vjeç. Boçi: Pse ti e kishe 1? Mere tani ta gëzosh. Mazniku: Opozitës në këtë komision i janë dhënë në mënyrë sistematike hapësira që janë dakordësuar në mënyrë sistematike. Boçi: Nuk janë dhurata këto. Top Channel