“Mos e legjitimoni këtë farsë”/ Berisha e përjashtoi, Kokalari thirrje për bojkot: Vota juaj s’ka kuptim, ju duan aty sa për sy e faqe!

“Mos e legjitimoni këtë farsë”/ Berisha e përjashtoi, Kokalari thirrje për bojkot: Vota juaj s’ka kuptim, ju duan aty sa për sy e faqe!

Pasi Sali Berisha nuk e lejoi që të merrte pjesë në garën për kreun e Partisë Demokratike, Evi Kokalari ka bërë thirrje për bojkot të procesit zgjedhor. Aktivistja thotë se Berisha dhe Albana Vokshi kërkojnë sot prezencën e anëtarësisë sa për sy e faqe dhe se vota e tyre nuk ka asnjë vlerë për ta. Madje, ajo ka publikuar dhe disa biseda nga Whatsapp teksa thotë se Vokshi përcaktonte paraprakisht listat se kush duhej votuar për t’u bërë pjesë e kryesisë. Reagimi i Evi Kokalarit: Asnjëherë nuk ka qenë më e rëndësishme bojkotimi i Sali Berishës dhe klanit të tij sesa sot. Demokratë: BOJKOTONI, BOJKOTONI, BOJKOTONI. Këto zgjedhje janë pa asnjë vlerë dhe do të konfirmohet shumë shpejt si të tilla. Duke filluar që më...