“Mos e fshihni Ramën pas Amerikës”/ Demiraj: Protesta është kundër korrupsionit, jo kundër Trump

“Mos e fshihni Ramën pas Amerikës”/ Demiraj: Protesta është kundër korrupsionit, jo kundër Trump

Moderatori:Kolonel Demiraj, në debatin publik është hedhur një tezë se protestat në Shqipëri, sidomos ato që lidhen me projektet dhe investimet, po paraqiten si protesta kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo kundër presidentit Donald Trump. Si e shihni ju këtë interpretim? Dritan Demiraj:Ky është një nga interpretimet më të gabuara dhe më të qëllimshme që po bëhet. Protestat në Shqipëri nuk janë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk janë kundër presidentit Trump dhe nuk janë kundër investimeve amerikane. Kjo është një narrativë politike që përdoret për të zhvendosur vëmendjen nga problemi real. Moderatori:Pra, sipas jush, protesta nuk ka karakter anti-amerikan? Dritan Demiraj:Absolutisht jo. Shqiptarët në Ballkanin Perëndimor e kanë parë gjithmonë Amerikën si aleatin më të madh strategjik. SHBA-të kanë qenë dhe mbeten...