Mos do ndonjë post nga Edi Rama ti/ Edmond Spaho pyetet troç pas largimit nga PD

Mos do ndonjë post nga Edi Rama ti/ Edmond Spaho pyetet troç pas largimit nga PD

Edmond Spaho, ish-deputet dhe ish-nënkryetar i PD-së u shpreh se nuk aspiron për të marrë ndonjë post në qeverinë e kryeministrit Rama, me kritikat e ashpra që bën ndaj PD-së, siç ka ndodhur me Dash Sulën, apo Endri Shabanin. Në mënyrë metaforike ai u shpreh se do të pranonte vetëm postin e kryeministrit. Biseda Ylli Rakipi: Ka zë që thonë se doni edhe ju ndonjë detyrë, si Dash Sula, apo Endri Shabani. Spaho: Unë pranoj vetëm një detyrë, kryeministër.  Nuk kam patur dhe nuk do ta kem kurrë, të marr pushtet nga PS. Kam 35 vjet në PD, nuk dua të shkel mbi ato kontribute. A jam kritik me PD? Pafund, por për interestat e PD dhe jo për interesin tim personal. Rakipi: Thonë njerëzit ky do ndonjë...