‘Mos blini te shqiptarët’/ Skandal në Serbi: Posteri racist mbetet pa ndëshkim, Prokuroria mbyll rastin

‘Mos blini te shqiptarët’/ Skandal në Serbi: Posteri racist mbetet pa ndëshkim, Prokuroria mbyll rastin

Prokuroria e Lartë Publike në Krushevc, në Serbinë qendrore, ka konstatuar se nuk ka elemente për fillimin e procedurës penale sipas detyrës zyrtare lidhur me posterët me mbishkrimin: “Kujto Gazimestanin, mos blini te shqiptarët”. Ky poster u shfaq në fillim të korrikut pranë një furre buke në këtë qytet në Serbi, pronari i së cilës është shqiptar. Siç thuhet në përgjigjen e kësaj prokurorie për Radion Evropa e Lirë, policia në Krushevc inspektoi furrat e bukës dhe zonat përreth tyre në Krushevc, për të cilat dihej se ishin në pronësi të shqiptarëve. “Gjatë këtij veprimi u konstatua se në një shtyllë, pranë një furre buke në pronësi të T.I. nga Krushevci, ishte ngjitur një ngjitëse me mbishkrimin: 'Kujto Gazimestanin, mos blini te shqiptarët'. Zyrtarët policorë...