Monitorimi i trafikut rrugor / Do të aktivizohen kamerat, Rama apel drejtuesve: Respektoni rregullat
Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet në akset kryesore dhe interurbane në të gjithë territorin e vendit, duke shfrytëzuar mjete inteligjente për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit. Paralelisht me masat në terren, autoritetet njoftuan se së shpejti pritet të vihen në funksion edhe kamerat e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut Rrugor, çka do të rrisë monitorimin automatik në akset kryesore. Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, si dhe gjatë një inspektimi në terren të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në aksin interurban Rrogozhinë-Durrës. Lidhur me situatën në rrugë, Kryeministri Edi Rama nënvizoi se mesazhi ndaj drejtuesve të mjeteve mbetet i prerë: “pa telefon në timon, pa alkool apo...
Burimi:
javanews.al