Momente tensioni para SPAK/ Protestuesit presin me vezë ish zv.kryeministren?

Momente tensioni para SPAK/ Protestuesit presin me vezë ish zv.kryeministren?

Një grup protestuesish janë mbledhur këtë të premte para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku pritet të paraqitet ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku. Protestuesit kanë mbajtur pankarta me mesazhe kundër qeverisë dhe Ballukut, ndërsa kanë shprehur kundërshtimin e tyre për zhvillimet e fundit politike dhe hetimore. Ndërkohë, efektivët e policisë u kanë kërkuar protestuesve të largohen nga zona, por këta të fundit kanë deklaruar se nuk po shkelin ligjin dhe se janë duke ushtruar të drejtën kushtetuese për tubim dhe protestë. Situata para SPAK vijon të monitorohet nga forcat e rendit, ndërsa pritet paraqitja e Ballukut në kuadër të procedurave të parashikuara nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme.