“Molotovi në protestë është armë!”/ Haxhiu: Berisha kërkon me çdo kusht viktima, si në 21 Janar!

“Molotovi në protestë është armë!”/ Haxhiu: Berisha kërkon me çdo kusht viktima, si në 21 Janar!

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për protestën e opozitës dhe termin “kryengritje paqësore” që përdor Sali Berisha për të përshkruar protestat. Haxhiu tha se ky term nuk ka ndonjë kuptim, pasi nuk ka asgjë paqësore te molotovi, madje e konsideroi një armë. Analisti tha se Berisha po kërkon patjetër një viktimë në këto protesta, për të përsëritur 21 Janarin, për të ndërtuar një rrëfim politik. “Po ndalem te një togfjalësh, që lideri opozitës përdor, “kryengritja paqësore”. Me rëndësi se çfarë do opozita dhe lideri, koncepti i kryengritjes paqësore. Nëse fjala kryengritje ka rebelimin, thyerjen e pushtetit, tensionin, paqja ka qetësinë dhe rendin. Nëse këto i ke brenda, rebelimin, por ke edhe molotovin, ky togfjalësh “kryengritje paqësore”,...