Modernizimi i arsimit në Shqipëri: Marrëveshje strategjike për shërbime më cilësore dhe standarde ndërkombëtare

Modernizimi i arsimit në Shqipëri: Marrëveshje strategjike për shërbime më cilësore dhe standarde ndërkombëtare

U nënshkrua sot Marrëveshja mes Ministrisë së Arsimit dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për modernizimin e sistemeve të vlerësimit në Agjencinë e re Kombëtare të Shërbimeve Arsimore. Kjo marrëveshje synon përafrimin e plotë të proceseve të vlerësimit me standardet ndërkombëtare, përmes ekspertizës së Universitetit të Cambridge dhe në përputhje me ritmet që kërkon epoka digjitale në arsim. Ky zhvillim shënon një moment të rëndësishëm në procesin e vazhdueshëm të përmirësimit dhe modernizimit të shërbimeve arsimore në Shqipëri, për forcimin e cilësisë, rritjen e transparencës dhe besueshmërisë së sistemeve të vlerësimit dhe certifikimit, në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare. Ky bashkëpunim do të mundësojë që Qendra e Shërbimeve Arsimore t’u shërbejë në mënyrë më efikase nxënësve, mësuesve, akademikëve, profesionistëve dhe institucioneve në të gjithë...