“Mishëroj vullnetin e të paktën 800 mijë shqiptarëve”, Rama për protestat: S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur

“Mishëroj vullnetin e të paktën 800 mijë shqiptarëve”, Rama për protestat: S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur

Kryeministri Rama u shfaq para mediave pas mbledhjes së qeverisë dhe foli në lidhje me protestës dhe kërkesave që protestuesit i kanë shtruar, ku mes tyre është edhe dorëheqja. “Dorëheqjen e kujt? Aha. Kam një përgjigje që t’i referoheni këtij filmi të vjetër, sepse nuk ka gjë të re. Unë nuk kam kërkuar të flas me ata që janë të kurdisur dhe të çartur. Dua të flas me ata që kanë votuar për mua, ka nga ata që edhe më kanë shkruar në protestën e parë. Me ata mund të flas, sepse ata nuk kanë dalë të zhvillojnë episodin e ri të një filmi shumë të vjetër. Dua t’i tregoj të gjithëve se asgjë nuk më lëviz nga ‘istikami’ ku më kanë vendosur shqiptarët. Unë...