“Mirëmbajtja e sistemeve, jo më peng i privatit”, Rama prezanton Albanian Digital Solution

“Mirëmbajtja e sistemeve, jo më peng i privatit”, Rama prezanton Albanian Digital Solution

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot Albanian Digital Solution Sh.A., një iniciativë që synon modernizimin e shërbimeve dhe forcimin e inovacionit teknologjik në vend. Kreu i qeverisë theksoi se kompania duhet të jetë garanci për institucionet e vendit, që s’mund të mbeten peng i privatëve në mirëmbajtjen e sistemeve të tyre. “Është një ditë e shënuar në rrugën e revolucionit digjital dhe transformimit rrënjësor të qeverisjes së vendit përmes teknologjisë, sepse sot ne bëjmë publike një kompani të re, e cila krijohet si një domosdoshmëri në këtë fazë të re të zhvillimit të qeverisjes elektronike. AKSHI është një histori e jashtëzakonshme suksesi, e cila ka kaluar përmes një rruge aspak të lehtë, një rrugë që ka nisur me një grusht shërbimesh dhe që ka kulmuar me...