Miratimin e IBAR! Raporti për Shqipërinë: Korrupsioni ‘shqetësim thelbësor’, mos ndërhyni në drejtësi

Miratimin e IBAR! Raporti për Shqipërinë: Korrupsioni ‘shqetësim thelbësor’, mos ndërhyni në drejtësi

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë dhënë sot dritën jeshile për vijimin e procedurës së miratimit të IBAR-it për Shqipërinë. Varianti final i dokumentit IBAR, i dakordësuar mes shteteve anëtare ne COELA, ndalet tek mënyra si po funksionon shteti shqiptar, drejtësia, lufta kundër korrupsionit, raporti i politikës me SPAK-un, problemet në sektorin e ndërtimit, si dhe pasuritë e paluajtshme. Në dokument janë shtuar referenca shumë më të forta për SPAK-un dhe presionet politike ndaj tij, korrupsioni cilësohet si “shqetësim kritik”, ndërsa për herë të parë përmenden “rrjetet patronazhiste”, keqpërdorimi i burimeve shtetërore në zgjedhje dhe problemet me pronat ne zonat bregdetare dhe minoritare. "BE-ja shpreh keqardhje dhe i kërkon Shqipërisë që të adresojë në mënyrë efektive përpjekjet në rritje dheshqetësuese nga zyrtarët publikë ose...