Miratimi i raportit për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të PE, ministri Hoxha: Konfirmon se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt integrimit
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, ka reaguar në një postim në X, pas miratimit të raportit për Shqipërinë nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ministri Hoxha shprehet se ky zhvillim cili përbën një vlerësim të qartë dhe të padiskutueshëm të përparimit të qëndrueshëm dhe të angazhimit të palëkundur të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Reagimi i plotë: Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian, #AFET miratoi sot, me 58 vota pro, tekstin e Rezolutës mbi Raportin e #Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2025. #Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e mirëpret këtë zhvillim të rëndësishëm, i cili përbën një vlerësim të qartë dhe të padiskutueshëm të përparimit të qëndrueshëm dhe...
Burimi:
top-channel.tv