Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

Ministria e Drejtësisë ka bërë publike sot të dhënat e Bankës Botërore dhe Komisionit Evropian, të cilat sipas saj, konfirmojnë përmirësim të ndjeshëm të drejtësisë shqiptare. Në njoftim thuhet se, Shqipëria ka dalë me rezultate të spikatura në Anketën Rajonale të Drejtësisë 2025, ku krahasuar me vitin 2020 është shënuar rritje e dukshme në të gjitha dimensionet kryesore të sistemit gjyqësor. “Besimi i qytetarëve tek gjykatat është dyfishuar — nga 26% në 53%. Pavarësia institucionale ka shënuar rritjen më të madhe, me +30%. Qytetarët që e shohin reformën me sy pozitiv janë rritur nga 34% në 56%, ndërsa ata me perceptim negativ janë ulur nga 38% në vetëm 17%. Reduktimi i korrupsionit perceptohet si arritja kryesore e kësaj periudhe.” Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në...