Ministria e Brendshme shpall “non-grata” Ikballe Hudutin, Lamallari firmos urdhrin: Kërcënim për vendin!
ikballi huduti-besfort lamallari TIRANË- Ministria e Brendshme ka vendosur të shpallë “non-grata” në territorin e Shqipërisë shtetasen Igballe Huduti. Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka nxjerrë urdhrin për shpalljen "person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë", për një periudhë 15-vjeçare, për shtetesen Ikballe Huduti (Berisha). Sipas burimeve, mësohet se vlerfësimi i këtij vendimi bazohet në informacione të grumbulluara, sipas të cilave, aktiviteti i shtetases në fjalë mund të cenojë interesat e sigurisë kombëtare, rendin publik dhe stabilitetin e vendit. Urdhri i Ministrit të Brendshëm Lamallari i është dërguar për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit. Kush është Ikballe Huduti? Igballe Huduti ka lindur dhe shkolluar në qytetin e Prizrenit. Ka mbaruar Medresenë dhe më pas ka studiuar letërsi. Për publikun...
Burimi:
zeri.ai