Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

Deputeti socialist Pirro Vengu, duke folur mbi kthimin e pronave të ushtrisë në atraksione turistike, theksoi se ishulli i Sazanit do të kthehet në një lagje të Vlorës. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Vengu u shpreh se Sazani nuk do të jetë më një zonë pa akses, e pazhvilluar dhe e braktisur, por aty do të zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë, që do t’i sjellë vendit më shumë të adhura. Po ashtu Vengu siguroi se Sazani do t’i mbetet si pronë shtetit shqiptar dhe se Forcat e Armatosura do të ruajnë në pronësi dhe operim asetet me vlerë strategjike. “Është rasti i Sazanit. E kam përsëritur, e kam prezantuar edhe publikisht. Është një model, mund ta...